Jetesë & Stil

Pasioni i futbollistëve për ora të shtrenjta


Futbollistët shpesh shquhen për shuma të mëdha që fitojnë. Ata renditen ndër njerëzit më të pasur.

Rrjedhimisht shihen duke reklamuar vazhdimisht, jetën e tyre luksoze.

Aksesori që bie më shumë në sy janë orët e tyre të shtrenjta.

Ja cilat janë çmimet e orëve që lojtarët e ndryshme mbajnë në duart e tyre?

Ronaldo, mban një “Bulgari Octo Tourbillon Full Baguette”, e cila kap vlerën e 720 mijë eurove, praktikisht sa buxheti i një klubi shqiptar.

Van Dajk, mban një “Audemars Piguet Royal Oak”, me vlerë 85 mijë euro

Leo Mesi, mban një “Jacob dhe Co Epic SF24”, me vlerë 190 mijë euro.

Pjaniç, mban një “Patek Philippe”, me vlerë 150 mijë euro.

 

Modriç, mban një “Rolex Sky-Dweller”, me vlerë 23 mijë euro.

Salah, mban një “Audermars Piguet Royal Oak Concept Flying Tourbillon GMT”, me vlerë 170 mijë euro.

Pike, mban një “Nateilus Patek Philippe”, me vlerë 120 mijë euro.

Nejmar, mban një “Daytona Rolex” me ar të kuq, vlera e të cilës është 37 mijë euro.

Riberi, mban një “Richard Mille RM11-03”, me vlerë 285 mijë euro.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore