Shqipëria

Pas takimit me SHBA-të, Qeveria ruse: Nuk do të ketë skenar përshkallëzues në Ukrainë


Takimi mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Rusisë në Gjenevë, me fokus sigurinë, ka përfunduar.

Lajmi u bë i ditur nga Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH).

Pas gati tetë orësh bisedimesh intensive, SHBA-të i kthyen kërkesat Rusisë, ndërsa kjo e fundit tha se, nuk kishte asnjë arsye për t’u frikësuar nga një përshkallëzim i tensioneve me Ukrainën.

Me trupat ruse të grumbulluara përgjatë kufijve të Ukrainës, diplomatët amerikanë dhe rusë e bënë të qartë – pas një raundi intensiv negociatash – se ndërsa të dyja palët do të vazhdojnë të bisedojnë, ato mbeten larg marrëveshjes.

Zyrtarët rusë thanë se u thanë homologëve të tyre amerikanë se nuk kishin plane për të pushtuar Ukrainën.

“Nuk ka asnjë arsye për t’u frikësuar nga një lloj skenari përshkallëzues”, u tha gazetarëve pas takimit Sergei A. Ryabkov, një zëvendësministër i Jashtëm rus.

Sipas tij, bisedimet ishin të vështira, të gjata, shumë profesionale, të thella dhe konkrete.

“Ne mendojmë se pala amerikane i mori shumë seriozisht propozimet ruse dhe i studioi ato thellësisht”, u shpreh Ryabkov.

Wendy Sherman, diplomatja kryesor amerikan, tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës “po i shtyjnë disa propozime të sigurisë që s’janë primare për SHBA-të”.

Këtu duke përfshirë kërkesat e Rusisë që Ukraina të mos pranohet në NATO dhe që aleanca t’i japë fund bashkëpunimit të saj të sigurisë me Ukrainën.

“Ne nuk do të lejojmë askënd të përplasë politikën e dyerve të hapura të NATO-s, e cila ka qenë gjithmonë qendrore për aleancën e NATO-s”, tha Sherman në një konferencë me gazetarët.

Ajo tha se të dy palët diskutuan mundësinë e ringjalljes së “Traktatit të Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme”, të cilin Shtetet e Bashkuara e braktisën në vitin 2019, pas vitesh që akuzonin Rusinë për shkeljen e kushteve të saj.

Nga ana tjetër, Ryabkov theksoi se toni i bisedimeve ishte optimist.

Bisedimet – të parat në një seri diskutimesh që do të zhvillohen në të gjithë Evropën këtë javë – u përqendruan rreth kërkesave për “garanci sigurie”.

Rusia këmbëngul që kërkesat e saj të shkojnë përtej kontrollit të armëve.

“Nëse Rusia nuk merr atë që dëshiron”, tha presidenti Vladimir Putin muajin e kaluar, “Kremlini është i përgatitur të përdorë mjete ushtarake për të arritur qëllimet e tij”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore