Shqipëria

Pas Ramës, me sportin kapet dhe Veliaj: Na duhet elita, jo llumi


“Mund të bëjmë që edhe sporti shqiptar, në vend që të jetë biznesi i ‘llumit’, të bëhet biznesi i ‘elitës’, sipërmarrja e elitës, e djemve dhe e vajzave të shkëlqyer”.

Kështu është shprehur kryetari i Bashkisë Tiranë, Erjon Veliaj, të enjten e 20 janarit gjatë një takimi me  përfaqësues të shërbimit “TAXI “ në kryeqytetet.

Ai deklaroi se dëshira e tij është që sporti të ketë të njëjtën modernizim që është bërë me flotën e taksive elektrike.

“Kur shikon se me sportin shqiptar, në vend që të merret ‘kremi’, merret ‘llumi’, mendoj se sikurse kemi bërë reformën në shumë vende të tjera, duhet të vëmë dorë dhe aty”, tha Veliaj duke iu referuar situatës në të cilën ndodhen zgjedhjet për kreun e futbollit në Shqipëri.

Në krye të Federatës, është ende Armando Duka, i cili e mban postin prej shumë vjetësh. Në zgjedhjen e tij për të rikandiduar gjithsesi, ai po sulmohet nga kundërshtarët, duke u pretenduar se po kërkon rizgjedhjen duke manipuluar votimin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore