Sport

Pas Milan-it, edhe Juventus largohet nga Superliga


Projekti i Superligës Europiane po shkon drejt dështimit. Pas gjashtë ekipeve angleze, janë larguar edhe Atletico Madrid-I, Inter-i, Milan-i dhe Juventus-i.

Ky projekt u zyrtarizua të dielën pas mesnatës duke sjellur disa nga ditët më të interesante në historinë e futbollit.

UEFA dhe FIFA e kanë kundërshtuar që në fillim projektin duke hedhur dhe tone kërcënuese mbi ekipet dhe lojtarët që marrin pjesë në atë kompeticion që nuk është pjesë e tyre.

Superliga kishte 12 ekipe, Real Madrid, Barcelona, Atletico Madrid, Juventus, Inter, Milan, Manchester City, Manchester United, Chelsea, Tottenham, Arsenal dhe Liverpool.

Fillimisht nga 12 ekipet u larguan gjashtë klubet angleze, pastaj Inter dhe Atletico Madrid, sot Milan-i dhe tani Juventus-i.

Të vetmet skuadra të mbetura janë gjigantët spanjoll: Real Madrid dhe Barcelona.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore