Lajme

Pas marrëveshjes për targat Lajçak udhëton për në ShBA


I Dërguari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak

I Dërguari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak po qëndron për një vizitë zyrtare të tij të parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që nga marrja e mandadit të tij për lehtësimin e dialogut në Bruksel.

Përmes një cicërime në Twitter, emisari sllovak i BE-së ka lajmëruar vizitën e tij.

“Sapo kam arritur në Washington DC për vizitën time të parë në SHBA në cilësinë aktuale si Përfaqësues Special i BE-së. Mezi pres të takohem me miqtë amerikanë këtu dhe në New York”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Ndërkaq të enjten Emisari Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është takuar me të dërguarin e ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në Bruksel.

Lajçak e ka falenderuar diplomatin amerikan për mbështetjen që i ka dhënë dialogut mes dy shteteve.

“E falenderoj Zëvendësndihmës sekretarin amerikan për Çështje të Evropës dhe Euro-Azisë, Gabriel Escobar i cili ka kaluar ditët e fundit në Bruksel në mbështetje të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja. Unifikimi BE-SHBA është çelësi për sukses në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Lajcak.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore