Lajme

Pas kërcënimeve me vdekje, reagon JK Rowling


J.K Rowling - Autore Britanike

Autorja britanike, Joanne Rowling, e njohur më shumë si JK Rowling, ka bërë një reagim publik. Ajo ka bërë të ditur se ka marrë një mori kërcënimesh me vdekje në llogarinë e saj të Twitter.

Shkrimtarja, e cila qëndron pas serisë së suksesshme të Harry Potter-it, së fundmi ka marrë kritika të rënda për pikëpamjet e saj mbi të drejtat transgjinore, ndërsa ka publikuar një shembull provë për të pasqyruar frymën e kërcënimeve që po pranon nga përdoruesit e rrjeteve sociale.

Në një nga postimet publike, në të cilën JK Rowling, ishte e etiketuar thuhej se “Uroj të gjesh një bombë të këndshme në kutinë tënde postare”.

Ndërsa, autorja i është përgjigjur ndjekëses duke shkruar se – “Bashkë do të fitojmë”.

“Të them të drejtën, kur nuk mund të gjesh një grua të pushuar nga puna, arrestuar apo lëshuar nga botuesi i saj dhe anulimi të bëj rritje në shitje të librave, më të vërtetë ka vetëm një vend për të shkuar”, vazhdoi ajo.

Shkrimtarja 55 vjeçe pretendon se “qindra persona të komunitetit LGBT” e kanë kërcënuar atë, duke i thënë se “do ta vrasin, rrahin, përdhunojnë e bombardojnë” atë.

E gjithë kjo mund të jetë rezultat i vitit të kaluar, kur Rowling shkaktoi polemika të shumta në publik, pasi promovoi një shkrim në lidhje me “njerëzit që kanë menstruacione”.

Ajo më vonë argumentoi se diskutimi i identitetit gjinor e çaktivizoi seksin biologjik në tërësi.

Gjithashtu, në qershor të vitit 2020, publikoi një letër të hapur në të cilën mbrojti komentet e saj rreth komunitetit trans, si dhe zbuloi përvojat e saj të abuzimit seksual dhe dhunës në familje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore