Sport

Pas Hugo Lloris edhe Steve Mandanda tërhiqet nga kombëtarja franceze


Steve Mandanda, Photo: Jean Catuffe/Getty Images

Portieri i Francës, Steve Mandanda, njoftoi tërheqjen e tij nga futbolli ndërkombëtar në moshën 37-vjeçare, vetëm disa ditë pasi numri “1”, Hugo Lloris e bëri të ditur largimin.

Mandanda ka qenë pjesë e organizimit të Francës që nga viti 2008, por ka luajtur një rol mbështetës për Lloris, i cili filloi karrierën e tij ndërkombëtare në të njëjtin vit.

Lloris u largua pas 15 vitesh nga Franca, duke njoftuar largimin pesë ditë më parë dhe për t’i lënë të hapur derën Mandanda-s për të qenë numri “1” në portë.

Mandanda largohet me 35 ndeshje në total, si dhe një medalje fituesi të Kupës së Botës në 2018.

Ai ishte së fundmi pjesë e skuadrës franceze që arriti në finalen e turneut dhjetorin e kaluar në Katar, duke u paraqitur në një ndeshje të fazës së grupeve kundër Tunizisë.

Ndërkohë, Lloris bëri 145 paraqitje për vendin e tij, duke qenë kapiten i tyre nga viti 2012 deri në pensionimin e tij.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore