Lajme

Partia ultra-nacionaliste serbe kërkon seancë të jashtëzakonshme para takimit Kurti-Vuçiç


“Dveri”, partia me elemente ultra-nacionaliste

“Dveri”, partia me elemente ultra-nacionaliste, që së fundmi arriti të zgjidhet në Parlamentin e Serbisë, përmes një kërkese drejtuar kryetarit të Kuvendit të Serbisë, Vladimir Orliç, ka kërkuar organizimin e një seanca të jashtëzakonshme pas situatës aktuale në Veri.

Sipas partisë në fjalë, e cila së fundmi kishte kërkuar riformimin e “Ministrisë për Kosovën” në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Serbisë duhet të merret vendimi që të refuzohet Rezoluta e Parlamentit Evropian e 6 korrikut, ku kërkohej nga Serbia njohja e Kosovës.

Seanca në fjalë sipas anëtarëve të kryesisë së “Dverit” duhet të mbahet para takimit ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç në Bruksel.

“Në mënyrë që Kuvendi të marrë vendim për ndërprerjen e dialogut nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe kthimin e tij në kujdesin e Kombeve të Bashkuara”, thuhet në komunikatën për media e lëshuar nga kjo parti, raporton e përditshmja serbe “Danas”.

“Na gëzon fakti që kolegët e partive të tjera opozitare e kuptuan rendësin e çështjes së Kosovës dhe po veprojnë në drejtim të duhur”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore