Lajme

Partia Popullore në Serbi kërkon referendum për Marrëveshjen: Shumica e serbëve janë kundër Ujdisë


Miroslav Aleksiç

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Popullore në Serbi, Miroslav Aleksiç, ka bërë të ditur se më 2 prill partia e tij do të nis fushatën për mbledhjen e nënshkrimeve të qytetarëve në mbarë Serbinë për të mbajtur një referendum për planin franko-gjerman, i cili tashmë është mëshiruar në një Marrëveshje, për të cilin Kosova dhe Serbia u pajtuan fillimisht më 27 shkurt e më pastaj më 18 mars.

Referendumi në fjalë, sipas Aleksiç, duhet të mbahet para se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, të nënshkruaj Marrëveshjen në fjalë.

Sipas tij pranimi i Marrëveshjes për normalizimin e raporteve nënkupton njohjen faktike të Kosovës si shtet i pavarur, sepse dokumenti parasheh zhvillimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, njohjen e dokumenteve personale dhe targave si dhe lejimin e anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

“Është e drejtë dhe logjike që njerëzit të shprehin mendimin e tyre për këtë në referendum, por qeveria po ikën nga kjo sepse e di që shumica dërrmuese e qytetarëve janë kundër, kështu që refuzimi i marrëveshjes do të shënonte fundin e presidentit serb”, ka thënë Aleksiç, raporton mediumi serb, Danas.

Aleksiç, më tej ka bërë të ditur se për aksionin në fjalë kanë pranuar edhe mbështetje nga organizatat joqeveritare dhe presin që ky mbështetje të rritet në ditët në vijim.

I pyetur nëse refuzimi i marrëveshjes do të nënkuptonte izolim ekonomik dhe politik të Serbisë, Aleksiç u përgjigj se pretendime të tilla shërbejnë për të frikësuar qytetarët e Serbisë, në mënyrë që ata ta pranojnë marrëveshjen më lehtë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore