Lajme

Partia Popullore Evropiane uron kryeministrin e Bullgarisë Daniel Mitov


Partia Popullore Evropiane, mëngjesin e 22 prillit, ka uruar kryeministrin e caktuar të Bullgarisë, Daniel Mitov.

“Mbështetje e plotë për kryeministrin e caktuar Daniel Mitov, në formimin e një qeverie të re në Bullgari”.

Urimin e bëri nëpërmjet një statusi në median sociale Twiter, ku e cilësoi Mitov-in si një udhëheqës pro-evropian.

“Qeveria e udhëhequr nga GERB-i do të vazhdojë të sjellë stabilitet dhe profesionalizëm në Bullgari në këto kohë të vështira”.

Zgjedhjet në Bullgari

Zgjedhjet e Bullgarisë, të dielën 4 prillit, panë tre parti të reja të hyjnë në parlament

Kryesisht përfaqësues të protestave anti-korrupsion të verës së kaluar.

Partia e kryeministrit Boyko Borissov, mbeti partia më e fortë e vetme.

Por kjo e fundit kishte shanse të pakta për të formuar një qeveri dhe për të qëndruar në pushtet.

Sipas rezultateve paraprake, koalicioni i Borissov-it (GERB-SDS) doli në krye, por me vetëm 23.78% të votave.

Kryeqyteti bullgar, Sofia, prej 15 vjetësh është nën drejtimin e GERB-it,

Në krahasim, me zgjedhjet e vitit 2017, GERB-i fitoi 33% të votave.

Së dyti ishte partia “Ka një popull të tillë”, një forcë e re e udhëhequr nga shoëmani televiziv Slavi Trifonov, me 19.03%.

Partia Socialiste Bullgare (BSP) përfundoi e treta me një rezultat zhgënjyes, pasi u mburr publikisht ditët e fundit se do të fitonin zgjedhjet.

Në rezultatet paraprake, partia nacionaliste e zëvendëskryeministrit, Krassimir Karakachanov, nuk arriti të kalonte pragun prej 4%.

Çfarë sollën zgjedhjet?

Pas rezultati të zgjedhjet në Bullgari nisën protesta.

Jetëgjatësia e Borisov-it në pushtet i ka nxitur ato, ku iu kërkua edhe largimi vetjak.

“Status quo-ja e tanishme nuk durohet më”, deklaroi një përfaqësuese e Këshillit Evropian në Bullgari, Vessela Tcherneva. “Pikërisht kjo i ka nxitur protestat”.

Sipas raporteve të Transpaency International, Bullgaria është vendi më i varfër dhe më i korruptuar në Bashkimin Evropian.

Kjo mund të jetë një ndër arsyet e pakënaqësisë së madhe në popull.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore