Shqipëria

Parashikimi i motit, 3 shtator 2021


Dita e premte e 3 shtatorit pritet të jetë nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike.

Era pritet të fryjë e lehtë deri në mesatare, ndërsa nuk pritet të ketë reshje shiu.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM) rreziku nga zjarret do të jetë “i lartë” në qarqet: Fier (JP), Korçë (L) dhe Durrës (V) dhe Vlorë (VP).

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet 21 – 28 °C, në vendet e ulëta 17 – 30 °C dhe në vendet malore 10 – 25 °C.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore