Shqipëria

Parashikimi i motit, 28 korrik 2021


E mërkura e 28 korrikut pritet të jetë ndër ditët më të nxehta të vitit në Shqipëri.

Era pritet të fryjë e lehtë deri në mesatare, me shpejtësi deri në 9 kilometra në orë.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM) pritet nivel “i lartë” rreziku ndaj zjarreve, në qarqet Fier dhe Vlorë, ndërsa niveli “i moderuar” rreziku në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Berat, Korçë dhe Gjirokastër. Në qarqet Kukës dhe Dibër pritet nivel “i ulët” rreziku.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet 25/40 °C, në vendet e ulëta 27/43 °C dhe në vendet malore 20/35 °C.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore