Shqipëria

Parashikimi i motit, 24 mars 2021


Dita e mërkurë e 24 marsit pritet të jetë me mot të qëndrueshëm, në pjesën më të madhe të Shqipërisë.

Në qarkun Kukës, priten reshje të dobëta. Në verilindje dhe juglindje në lartësitë mbi 300 metër, mbi nivelin e detit, pritet që reshjet të jenë në formën e dëborës.

Era do të fryjë e lehtë deri në mesatare.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet 4 deri në 12 °C, në vendet e ulëta 1 deri në 12 °C dhe në vendet malore -5 deri në 3 °C.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore