Shqipëria

Parashikimi i motit, 22 prill 2021


Dita e enjte e 22 prillit pritet të shoqërohet me mot me diell dhe vranësira të pakta kalimtare deri në orët e mesditës. Pas mesditës vranësirat do të jenë më të dendura.

Reshjet e shiut do të fillojnë pas mesditës dhe do të jenë me intensitet të ulët deri në mesatar në pjesën më të madhe të Shqipërisë.

Era do të fryjë me drejtim nga juglindja – jugperendimi e lehtë, ndërsa në bregdet do të jetë e vrullshme me shpejtësi deri në 15m/sek. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 3-4 ballë.

Temperaturat minimale dhe maksimale do të jenë: në zonat malore 0°C deri në 15°C, në zonat e ulëta 3°C deri në 18°C dhe në zonat bregdetare 5°C deri në 17°C.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore