Shqipëria

Parashikimi i motit 20 shkurt 2021


Dita e shtunë e 20 shkurtit do të vijojë me masa ajrore të qendrueshme, të cilat do të jenë prezente edhe përgjatë fillimit të javës që vjen. Moti parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët dhe me vransira të pakta kalimtare.

Era do të fryjë nga veriperëndimi dhe jugperëndimi, me shpejtësi 1-8m/sek. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat do të pësojnë rritje graaduale përgjatë fundjavës. Të shtunën, temperaturat minimale dhe maksimale pritet të jenë: në bregdet 6 deri në 15 °C,  në vendet e ulëta 0 deri në 15 °C dhe në vendet malore: -5 deri në 9 °C.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore