Shqipëria

Parashikimi i motit, 2 shkurt 2022


Dita e mërkurë e 2 shkurtit do të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike.

Moti do të jetë me kthjellime në zonat bregdetare dhe ato të ulta, ndërsa në vendet malore vranësira deri mesatare.

Ngricat do të përfshijnë zonat malore dhe ato kodrinore të vendin.

Era kryesisht do të fryjë nga kuadrati i veriut mesatare dhe përkohësisht e vrullshme në bregdetin jugor. Valëzimi i forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen: në zona malore -5 deri 2°C, në zona e ulëta 0 deri 12°C dhe në zona bregdetare 2 deri 12° C.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore