Shqipëria

Parashikimi i motit, 18 dhjetor 2021


Dita e shtunë e 18 dhjetorit do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Këto të fundit do të jenë të përqëndruara më shumtë në zonat veriore të Shqipërisë.

Në Alpe dhe lokalisht në lindje dhe verilindje priten reshje bore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-8 m/sek. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore era do të fitojë shpejtësi deri në 15 m/sek.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet 5 / 10 °C, në vendet e ulëta 2 / 9 °C dhe në vendet malore -4 / 1 °C.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore