Shqipëria

Parashikimi i motit 14 shkurt 2021


Dita e diel e 14 shkurtit pritet të jetë me reshje bore në të gjithë territorin shqiptar. Reshjet do të prekin edhe zonat e ulëta. Do të ketë prani të madhe të ngricave në rrugë.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të jenë: në bregdet -1 deri në 7 °C, në vendet e ulëta -2 deri në 3°C dhe në zonat malore -11 deri në -5°C.

Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, në pjesën më të madhe të vendit. Drejtimi i erës do të jetë nga veri-verilindja me shpejtësi 5-15m/s.

Në veri dhe në bregdet pritet që era të jetë më e fortë. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 5-6 ballë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore