Shqipëria

Parashikimi i motit, 12 janar 2022


Dita e mërkurë e 12 janarit do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.

Shqipëria po ndikohet gradualisht nga masat ajrore më të ftohta. Temperaturat do të pësojnë rënie duke sjellë ngrica në zonat malore dhe kodrinore.

Era do të fryjë nga kuadrati i veriut mesatare dhe hera-herës e vrullshme në bregdet duke u pasuar nga valëzim i forcës 4 ballë.

Temperaturat parashikohen: në zona malore -7 deri 2°C, në zona e ulëta -1 deri 10°C dhe në zona bregdetare 2 deri 10°C.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore