Lajme

Para takimit në Bruksel: Kurti telefonohet nga Peach, Vuçiç nga Chollet


“Sir” Stuart Peach dhe Derek Chollet

Telefonata të rëndësishme kanë ardhur nga Britania e Madhe e Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në drejtim të Kosovës e Serbisë, dy ditë para takimit të kryeministrit kosovar, Albin Kurti, e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

Kurti njoftoi përmes llogarisë në Twitter se ka pranuar një telefonatë nga “Sir” Stuart Peach, i dërguari i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor.

“Para diskutimeve në Bruksel, pata një telefonatë produktive me të Dërguarin Special të Britansië së Madhe për Ballkanin Perëndimor, ‘Sir’ Stuart Peach, duke vënë në theks nevojën për një marrëveshje të qendërzuar në njohje të ndërsjellë dhe fqinjësi të mirë”, shkroi Kurti.

Aleksander Vucic dhe Albin Kurti

Në anën tjetër, në Beograd u njoftua se Vuçiç u telefonua nga Derek Chollet, këshilltari kryesor i Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Siç njoftoi shërbimi për shtyp i Vuçiç-it, Chollet, si përfaqësues i administratës amerikane, këmbënguli në nevojën e ruajtjes së paqes dhe stabilitetit, të cilin SHBA e mbështetë.

Kurse Vuçiç, gjithmonë sipas zyrës së tij për media, i kërkoi amerikanit që “të mos dyshojë në përkushtimin e sinqertë të Serbisë ndaj politikës së paqes dhe stabilitetit”.

Para këtij takimi Kurti – Vuçiç, një nga më të rëndësishmit prejse bëhet dialog mes Kosovës e Serbisë në Bruksel, ka pasur një aktivitet të shtuar të ndërkombëtarëve në Prishtinë e Beograd.

Madje, dy liderët, veç e veç, do të takohen edhe me Sekretarin Gjeneral të NATO-s, Jens Stoltenberg, një ditë para se të ulën ballë për ballë në zyrat e Komisionit Evropian në Bruksel, në shoqërinë e Miroslav Lajçak (i dërguari i BE-së për Dialogun) e Josep Borell (përfaqësues i Lartë i Politikës së Jashtme të BE-së).

Takimi merr rëndësi shtesë për shkak të momentit në të cilin po zhvillohet me tensionet e ngritura në Veri, ngecjen në implementim të marrëveshjeve të arritura dhe bllokimin e përgjithshme të procesit dialogues.

Deklarata e Stoltenberg ishte “sinjal i fortë” për Serbinë

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore