Lajme

Papa përkujton viktimat e Holokaustit


Papa Françesku përkujtoi të mërkurën 76 vjetorin e çlirimit të kampit në Auschwitz.

Ai iu beri thirrje njerëzve që të kishin kujdes nga ekstremizmi ideologjik.

“Këto gjëra mund të ndodhin përsëri dhe në çdo kohë”, u shpreh Papa.

Gjatë këtij muaji Papa ka mbajtur dy konferenca, njëra për trazirat e Capitolit dhe tjetra për djegien e sinagogave në Montereal.

Konferenca u mbajt brenda bibliotekës papale për shkak të kufizimeve të coronavirusit.

Papa tha se ishte e domosdoshme që “bota të mos harronte”.

“Të mbash mend është një shprehje e njerëzimit. Të mbash mend është një shenjë e civilizimit. Të kujtohesh është një kusht për një të ardhme më të mirë”, shtoi ai.

Papa e ka vizituar kampin në vitin 2016.

Më shumë se 1 milion njerëz, shumica e tyre hebrenj, u vranë në Auschwitz në Poloninë jugore. Kampi u çlirua nga trupat sovjetike më 27 janar 1945.

Nazistët dhe aleatët e tyre vranë rreth 6 milionë hebrenj, në Evropën e pushtuar nga gjermanët.

“Bëni kujdes se si filloi kjo rrugë e vdekjes, shfarosjes dhe brutalitetit”, tha ai, duke iu referuar ngritjes së nazistëve në pushtet në vitet 1930.

Në trazirat e Capitolit, disa mbështetës të ish Presidentit Donald Trump kishin veshur rroba që mbanin mesazhe antisemitizmi ose shfaqnin simbole naziste.

Njëri mbante një bluzë që kishte të shkruajtur “Camp Auschwitz”. Një mbishkrim tjetër ishte “6MWE”, që do të thotë “gjashtë milionë nuk ishte e mjaftueshme”./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore