Lajme

Papa Françesku, në daljen e tij të parë publike pas operacionit


Papa Françesku bëri paraqitjen e tij të parë publike që nga operacioni javën e kaluar, duke përshëndetur dashamirësit ndërsa qëndroi në një ballkon të spitalit.

Sipas deklaratave nga Vatikani, pas operacionit të tij të planifikuar për në 4 korrik për heqjen e një pjese të zorrës së tij të trashë, Papa ka qenë në gjendje të mirë.

Të dielën e 11 korrikut, zëri i tij dukej “disi i dobët” ndërsa përshëndeti një turmë të vogël jashtë Poliklinikës Gemelli në mesditë.

Kjo është ora kur tradicionalisht ai do të ishte shfaqur nga një dritare në Vatikan me pamje nga sheshi i Shën Pjetrit.

Françesku tha se “Unë e kam ndjerë shumë afërsinë dhe mbështetjen e lutjeve tuaja. Faleminderit nga zemra”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore