Lajme

Panagiotou: Nuk ka analogji mes luftës në Ukrainë dhe asaj që ka ndodhur në Kosovë


Profesori universitar dhe drejtori i DCN Global Nikos Panagiotou

Profesori universitar dhe drejtori i DCN Global Nikos Panagiotou në një intervistë të për The Geopost, thotë se dezinformimi është problemi kryesor për Evropën Jugore dhe Ballkanin Perëndimor, veçanërisht pas pushtimit rus të Ukrainës.

“Kjo është bërë duke tërhequr analogji mes Ukrainës dhe Kosovës, edhe pse janë krejtësisht të ndryshme”, thekson ai dhe shtoi se “përveç kësaj, ata u përpoqën të përdorin fenë, feja në këtë kuptim u përdor si arma kryesore për shfrytëzimin e ndjenjave të njerëzve nëpërmjet Kishës ortodokse”, tha ai.

“Duke nxjerrë ngjashmëri për ndërhyrjen në Kosovë dhe duke u përpjekur në fakt të shfrytëzojë çdo ndjenjë kundër Perëndimit duke thënë se pse Perëndimi do të justifikonte ndërhyrjen në Kosovë dhe jo ne në Ukrainë. Gjëra që nuk kanë asnjë ngjashmëri dhe gjëra që janë krejtësisht të ndryshme”.

Sipas tij, me këtë lloj propagande dhe veçanërisht përmes dezinformatave për Perëndimin që përpiqet të shfrytëzojë, duke u përpjekur të mbështesë Ukrainën dhe të lërë të tjerët pas.

“Përveç kësaj, ata janë përpjekur të përdorin religjionin, religjioni në atë kuptim, është përdorur si mjet kryesor për të shfrytëzuar ndjenjat e njerëzve përmes shfrytëzimit të kishës ortodokse. Siç e kemi parë patriarku ortodoks në Konstandinopojë në Stamboll në fakt ishte totalisht kundër pushtimit dhe shumë mbështetës i çështjes së Ukrainës”.

Ai thekson se kisha duhet të kundërshtojë përpjekje të tilla.

“Mendoj se ka një përpjekje shumë të vazhdueshme për të shfrytëzuar ndjenjat fetare të njerëzve, por ajo që na duhet më shumë se më parë është që kisha zyrtare t’i kundërshtojë me vendosmëri përpjekjet e tilla, sepse politika nuk ka të bëjë fare me fenë”.

Panagiotou thotë se pas monitorimit të dezinformatave në mbarë botën, ata panë se përpjekjet e Kinës ndryshonin me ato që panë nga Rusia.

“Dezinformimi kinez kryesisht kalon përmes levave ekonomike, në fakt duke u përpjekur të përdorë dobësitë e shteteve për të arritur agjendën e tyre”, thekson ai.

Ai beson se Bashkimi Evropian ka bërë një punë të madhe në zgjidhjen e këtyre çështjeve, por i vetëdijshëm për sfidat që na presin, ai shton se “duhet të bëhemi edhe më proaktivë duke investuar në iniciativat e edukimit mediatik”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore