Lajme

Palmer për Reformën Zgjedhore në Bosnje – “Përfaqësimi i njëjtë i kroatëve në institucione, i domosdoshëm”


I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Reformën Elektorale në Bosnje dhe Hercegovinë, Matthew Palmer

Përfaqësuesja e Bashkimit Evropian dhe i dërguari amerikan për Reformën Zgjedhore në Bosnje dhe Hercegovinë, Angelina Eichhorts dhe Matthew Palmer, janë deklaruar se duhet me doemos të gjendet një model i tillë që bën të mundur përfaqësimin e njëjtë politik të kroatëve në institucionet e BeH-së.

Eichhorst tregoi se negociatat për reformën elektorale në Neum do të vazhdojnë në ditën në vijim mes përfaqësuesve politik.

“U biseduan modele konkrete për zgjedhjen e anëtarëve të Presidencës, por edhe disa reforma zgjedhore kruciale”, u shpreh ajo.

Matthew Palmer tha se bisedimet në lidhje me reformën elektorale ishin të vështira dhe sfiduese.

“Fakti se ata biseduan konstruktivisht dhe haptazi tregon vendosmërinë e politikanëve në BeH për të zgjidhur çështjet serioze. Nuk kemi arritur në fundit e këtij procesi. Çështjet që kemi zgjidhur nuk do të zhduken nga skena”, u deklarua Palmer, transmeton RadioSarajevo.

“Është e domosdoshme të gjendet një model i përshtatshëm për reformën elektroale që do të lejojë kroatët të kenë përfaqësimin e njëjtë në institucione”.

Diplomati amerikan u shpreh i bindur se “interesat e të gjithëve duhet të mbrohen dhe balancohen”.

“Deri sa nuk ka pajtim për gjithçka, nuk ësht pajtuar për asgjë”, theksoi ai.

Ndërsa Eichhorsts tha se “siç kemi thënë edhe më herët, nuk kemi mundësi të japim garancion”.

“Shpresojmë që ky dialog të shkojë përpara”, tha Angelina Eichhorst.

Profesori boshnjak dhe sociollogu në Universitetin e Sarajevës, Sllavo Kukiç, para disa dite u takua me të dërguarin amerikan dhe evropian për Reformën Zgjedhore në Bosnje dhe Hercegovinë, Matthew Palmer dhe Angelina Eichhorst, për çka tregoi se u ka përçuar mesazhe të rëndësishme në lidhje me mënyrën se si duhet vazhduar tutje në negociimin e çfarëdo marrëveshje për reformën zgjedhore që marrin përsipër.

Kukiç tregon se u ka thënë që edhe po të zgjidhjet çështja e Reformës Zgjedhore, nyja gordiane në BeH vështirë se mund të zgjidhet.

“Asnjë zgjidhje normative s’është omnipotente nëse kemi njerëz dhe politika që nuk respektojnë asgjë; nuk respektojnë Kushtetën dhe ligjet. Ne kemi këso politikash dhe këtu besoj që edhe ShBA dhe BE kanë bërë gabime themelore në Dejton”.

“Sepse morën si partnerë njerëz që janë përgjegjës për qindra mijëra jetë të humbura, dhe që synimet e të 90-tave i zhvillojnë përmes mjeteve tjera. Atëherë edhe mund ta ndalonin, por sot më jo”, tregon Kukiç në emisionin Pressing në “N1”.

Kukiç tregon se Palmer-it dhe Eichhorst u ka treguar se “problemi fundamental” është se kanë të bëjë me kriminelë dhe të korruptuar, ku njerëzit politikisht të pushtetshëm aktrojnë për mbrojtës të interesave nacionale.

“Gjithçka tjetër është vetëm ekran për të fshehur këtë fakt, dhe këta etno-nacionalistë nuk duan kurrëfar ndryshimi; sepse vetëm status-quoja i mban këta mbi ujë dhe i ruan nga persekutimi i ligjit”.

Profesori boshnjak u bëri diplomatëve perëndimor të ditur se “Ligji Zgjedhor” nuk është arsyeja se pse njerëzit po e lënë vendin, por sepse nuk kanë kurrëfarë shprese që mund të ndryshojë gjë për fëmijët e tyre.

“Në këtë moment, ësht tejet e rëndësishme të ruhet sovraniteti dhe integriteti territorial i vendit, ngase janë të rrezikuara nga çdo gjë që bën Kuvendi Kombëtar i Republika Srpska-s dhe Millorad Dodik”.

“Reforma të kësaj natyreje, nëse bëhen brenda natës, mund të jenë zgjidhje që do të jenë barrë e qytetarëve për 20 vitet e ardhshme dhe edhe më shpejt do t’i dëbojë nga vendi”, shprehet Sllavo Kukiç.

“Në rend të parë”, sipas tij, “duhet të tregohen dhëmbët e sovranitetit dhe integritetit territorial”.

“Reforma e çdo gjëje, baza ligjore, nuk duhet të diskutohet me ata që sulmojnë këtë vend, sovranitetin dhe integritetin territorial të tij”.

“Nuk duhet të flasim me njerëz që po e bllokojnë këtë vend në mënyra të ndryshme për të detyruar zgjidhje të ndryshme për të të krijojë stilolapsa që krijojnë imunitet nga persekutimi ligjor, si ai i bllokuar nga Dragan Çoviç dhe grupi i tij i interesit”, thotë mes tjerash ai

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore