Shqipëria

Palasë-Dhërmi, lehtësohet më tej trafiku me segmentin e ri


Pas hapjes së pjesshme të Bypass-it të Vlorës, një tjetër segment, i cili pritet të lehtësojë qarkullimin rrugor drejt jugut të vendit, do të jetë ai që lidh Palasën me Dhërmiun.

Ky projekt, do të vihet në dispozicion të pushuesve që prej sezonit të ardhshëm. Me një afat 12-mujor të punimeve, vera e ardhshme pritet të jetë me qarkullim rrugor pa trafik në këtë zonë.

E gjithë rruga do të jetë e standardeve më të larta. Këtë lajm e ka bërë me dije ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Ajo, ka inspektuar punimet e deri tanishme.

Pas daljes nga Llogaraja, segmenti Palasë-Dhërmi do të jetë ai vijues. Në çastin e ndërtimit të tunelit të Llogarasë, rruga do të lidhet drejtpërdrejt me daljen nga tuneli.

Pjesa më e madhe do të jetë fushore panoramike. Lehtësimi i udhëtimit do të mundësojë bashkimin e disa prej plazheve më të njohura jugore, siç janë ai i Dhërmiut, Palasës, Drimadhesit etj..

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore