Lajme

Pacolli shpreh dëshirën e tij për 2023: Kurti dhe Qeveria e tij të ndryshojnë kurs


Behgjet Pacolli dhe Albin Kurti

Ish ministri i Punëve të Jashtme dhe kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli për vitin 2023 është shprehur se ka vetëm një dëshirë.

Përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’, Pacolli ka kërkuar ndryshime nga kryeministri dhe Qeveria.

“Sot, në ditën e dytë të vitit 2023, shprehi dëshirën time kryesore: Kryeministri Albin Kurti dhe Qeveria e tij të ndryshojnë kurs dhe të konsiderojnë vetën e të veprojnë edhe si Kryeministër dhe Qeveri e të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe, jo si deri më tani si Kryeministër e qeveri vetëm e VV-së”, ka shkruar Pacolli.

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli

Sipas tij, “Kosovës i nevojitet unitet gjithëpërfshirës!”.

Edhe më herët ai ishte treguar kritikues ndaj Qeverisë Kurti për mungesë të strategjive konkrete për ta luftuar krizën ekonomike në vend.

Sipas tij kryeministri Kurti duke kursyer po e dëmton Kosovën.

“Paraja duhet shpenzuar”, pati deklaruar ai.

Sa i përket proklamimit të rritjes ekonomike, Pacolli pati vlerësuar që në mënyrë që ajo të jetë reale – duhet të jetë e dëshmueshme në tri shtylla.

Pacolli kishte thënë se fillimisht duhet të jenë investimet publike dhe rritja e shportës së konsumatorëve e që një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Ndërsa kishte sqaruar se nuk ka të hyra për kokë banori dhe kursimet të cilat janë nuk mund të konsiderohen rritje ekonomike

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore