Sport

Oyarzabal, në radarin e Manchester City


Manchester City po kërkon ta transferojë sulmuesin e Real Sociedad, Mikel Oyarzabal.

24 vjeçari, Oyarzabal ka shënuar katër gola në pesë ndeshje për Sociedad deri më tani këtë sezon dhe ata radhitën në pozitën e pestë me 10 pikë.

Manchester City dhe Pep Guardiola janë admirues të hershëm Oyarzabal, dhe ata kanë komunikuar me Real Sociedad për një transferim të mundshëm.

Dy vjet më parë ata e konsideruan spanjollin, kur kërkonin një zëvendësim për Leroy Sane për 45 milionë euro në korrik të vitit 2020, por një marrëveshje nuk u arrit mes dy palëve.

Paris Saint-Germain dhe Borussia Dortmund kanë qenë gjithashtu të lidhur me reprezentuesin spanjoll në të kaluarën, por Guardiola dhe Manchester City duken se janë në “pole position” për të nënshkruar Oyarzabal.

Guardiola po kërkon të rrisë opsionet e tij të sulmit pasi Sergio Aguero u largua për në Barcelonë këtë verë dhe Oyarzabal është lojtari që i duhet Cityt, pasi ai mund të luajë si sulmues qëndror dhe anësor.

Ai gjithashtu thuhet se ka një klauzolë lirimi prej 80 milionë eurosh.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore