Kosova

Osmani tregon gatishmëri për ta ndihmuar Papua Guinën e Re


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka treguar gatishmëri për ta ndihmuar Papua Guinën e Re, pas rrëshqitjes së tokës, ku qindra persona humbën jetën.

Osmani, përmes një shkrimi në rrjetin social ‘X’, ka thënë se Kosova do të jetë përkrah Papua Guinës së Re gjatë kësaj periudhe të vështirë.

“Kosova është e gatshme të ofrojë mbështetjen e saj për të ndihmuar në kapërcimin e këtyre kohërave zemërthyese për popullin e Papua Guinesë së Re”, ka shkruar ajo.

Qeveria në Pupua Guinenë e Re, ka njoftuar se ka tejkaluar shifra prej 2 mijë njerëzve të bllokuar nën tokë si pasojë e rrëshqitjes së dheut më 24 maj.

Edhe Qendra Kombëtare e Katastrofave të Papua Guinesë së Re, ka raportuar se më shumë se 2 mijë persona kanë mbetur nën tokë të gjallë dhe se katastrofa ka shkaktuar shkatërrime të mëdha.

Të dielën, Organizata Ndërkombëtare e OKB-së për Migracionin tha se 150 shtëpi dhe afërsisht 670 persona parashikohet se kanë mbetur nën tokë në katastrofë.

Më 24 maj, një rrëshqitje dheu ndodhi në fshatin Kaokalam në rajonin Enga, në veriperëndim të Papua Guinesë së Re.

Në videot e shpërndara në median sociale shihet se masivi shkëmbor, që u shkëput nga maja e malit, tërhoqi dherat në shpat dhe u grumbullua mbi shtëpitë e fshatit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore