Presidentja në detyrë e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në takimin e zhvilluar me Komisionerin e Bashkimit Evropian (BE) për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, diskutoi për integrimin evropian, luftën kundër korrupsionit dhe bashkëpunimin rajonal.
Procesi i integrimit në BE, është ndër qëllimet kryesore të politikës së jashtme të Kosovës. Osmani ka konfirmuar vullnetin e institucioneve të vendit dhe të të gjithë qytetarëve, për avancim të mëtejshëm në këtë proces.
Osmani ritheksoi faktin se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret formale për liberalizimin e vizave në zonat Schengen. Presidentja vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Komisionit Evropian në finalizimin e këtij procesi.
Ajo kërkoi ndihmën e Komisionit Evropian, për të bindur shtetet anëtare të BE-së për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Kjo kërkesë e Osmanit, erdhi pasi, raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, deklaroi javën e kaluar, se dhe këtë vit do të mbesin pa liberalizim të vizave.
Në një postim në Twitter, Várhelyi, shkruan, se është e rëndësishme që Kosova të vazhdojë zbatimin e reformave të lidhura me BE-në.
Sa i përket dialogut me Serbinë, Osmani shprehu interesin e unifikimit në të gjithë spektrin politik në vend rreth këtij procesi. Në mënyrë që ky proces të përfundojë me sukses. Ajo kërkoi nga BE-ja, që Serbia të zbatojë marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel.
Presidentja shprehu mirënjohjen ndaj BE-së për përkrahjen e vazhdueshme gjatë periudhës së pandemisë. U diskutua lidhur me mbështetjen e mëtejshme të BE-së. Sigurimin e vaksinave për qytetarët e Kosovës. Si dhe për planin e investimeve ekonomike.
Pritet që Osmani të takohet dhe me Presidentin e Parlamentit Evropian, David Sassoli. /AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Vdiq Ali Lajçi – ikona e “Pranverës ‘81”
-
Martens: Berlini e Parisi synojnë ta shtyjnë votimin për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
-
Ahmeti, Mickoski-t për “emisarët”: Kristijan, kam hyrë në politikë si kryengritës, s’dal puthadorë
-
“FAZ”: Kurti argumentoi se s’mund t’ua imponojë serbëve draft-statutin e QUINT-it
Lajmet kryesore
-
“Mund t’iu zhvatni lëkurën”, Alexander Clapp udhëtim në historinë kriminale në Mal të Zi
-
15 kompanive të mëdha u kërkohet të ndalojnë reklamat që nxisin dezinformimin rus në Ballkan
-
Situata në vijën e frontit është përkeqësuar, thotë shefi i ushtrisë së Ukrainës
-
Vdiq Ali Lajçi – ikona e “Pranverës ‘81”