Lajme

Osmani takohet me delegacionin e Rotary International – diskutohet për bashkëpunim


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe presidenti Shekhar Mehta.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur të martën në takim delegacionin e organizatës Rotary International.

Këtë e ka bërë të ditur zyra e Presidencës, përmes një njoftimi për media.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim një delegacion të organizatës Rotary International, të kryesuar nga presidenti Shekhar Mehta”, thuhet në njoftim.

Presidentja Osmani në takim me delegacionin Rotary International

Në këtë takim mes presidentes Osmani dhe presidentit Mehta janë diskutuar mundësitë për bashkëpunim.

“Presidentja Osmani ka kërkuar mbështetje posaçërisht në sferën e shëndetësisë dhe të arsimit”.

Ndërkaq, Mehta ka bërë të ditur se prioritet do të kenë mbështetjen e fëmijëve në sektorin e shëndetësisë.

“Kurse presidenti Mehta ka theksuar se kjo organizatë ka interesim ta mbështesë sektorin e shëndetësisë me trajtimin e fëmijëve që kanë probleme specifike shëndetësore, trajnimin e stafit shëndetësor, sikurse edhe digjitalizimin në sektorin e arsimit”.

Po ashtu, thuhet se “të dy palët u daokorduan për vazhdimin e komunikimit me qëllim që të gjinden mënyrat për realizimin e ndihmës në këta sektorë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore