Kosova

Osmani për Sassolin: Ishte një mik i vërtet i kombit tonë


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një cicërime në Twitter, ka thënë se është shumë e pikëlluar për vdekjen e Presidentit të Parlamentit Evropian, David Sassoli.

“Një person me vlera të mëdha, të cilin pata privilegjin ta takoj personalisht vetëm një vit më parë”, shkroi Osmani në Tëitter.

“Një mik i vërtetë i kombit dhe popullit tonë. Kjo është një humbje shkatërruese për familjen e tij, por edhe për BE-në dhe botën”, shtoi ajo.

Edhe kryeministri e Kosovës, Albin Kurtin, e ka cilësuar si mik të Kosovës Sassolin.

“Jemi të trishtuar të mësojmë se ka ndërruar jetë David Sassoli, presidenti i Parlamentit Evropian dhe miku i Kosovës”.

Për kryeministrin kosovar, Sassoli ishte “një njeri që më të vërtetë solli vlera evropiane brenda institucioneve të Bashkimit Evropian”.

Duke përfunduar, Kurti shkruan se “do na mungojë tmerrësisht shumë”.

Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli, në moshën 65-vjeçare, është ndarë nga jeta në orët e para të mëngjesit të 11 janarit.

David Sassoli

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i tij për shtyp, teksa ka shpjeguar se ish-gazetari i qendrës së majtë në Itali, kishte qenë në gjendje të rënduar shëndetësore për më shumë se dy javë dhe kishte anuluar të gjitha angazhimet e tij politike.

Për shkak të komplikimeve me sistemin e tij imunitar, Sassoli ishte pranuar në një spital italian muajin e shkuar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore