Lajme

Osmani: KQZ-ja ka fituar integritet dhe aftësi organizative në zgjedhjet komunale


Presidentja Vjosa Osmani dhe kryetari i KQZ-së Kreshnik Radoniqi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë së enjtes është takuar me kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi, ku kanë biseduar rreth angazhimit të këtij institucioni në zgjedhjet e fundit komunale, pasi që Bashkimit Evropian (BE), ka vlerësuar pozitivisht performancën e KQZ-së në këto zgjedhje të fundit.

Osmani, përgjatë takimit ka theksuar se KQZ-ja ka dëshmuar integritet dhe aftësi organizative me zgjedhjet e fundit.

Në një komunikatë për media, bëhet e ditur se Osmani ka thënë se vendit i duhen institucione kredibile dhe me integritet, ndaj ka mbështetur punën e KQZ-së, me urimin që ky standard i dëshmuar të vazhdohet të mbahet edhe më tej.

Ajo thekson se besimi i KQZ-së ka avancuar në raport me qytetarët, dhe nga vetë monitoruesit e BE-së është lavdëruar pasi kanë marrë pjesë në vëzhgimin e zgjedhjeve të fundit në Kosovë.

Ndërkaq, kryetari i KQZ-së Radoniqi, ka pranuar raportin përfundimtar të vëzhguesve të BE-së për Zgjedhjet Lokale më 17 tetor – 14 nëntor 2021.

Kryetari i KQZ-së Kreshnik Radoniqi dhe shefin e Misionit të BE-së Lukas Mandl

Radoniqi gjatë së mërkurës ka pritur në takim shefin e Misionit të BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve (MVZ), Lukas Mandl i cili shoqërohej nga bashkëpunëtorët e tij.

Ai u shpreh se KQZ-ja do të shoh me vëmendje gjetjet e vëzhguesve nga BE-ja dhe do t’i trajtojë me prioritet çështjet që i takojnë KQZ-së.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore