Shqipëria

OSBE/ODIHR – Ursula Gacek, kreu i misionit vëzhgues në Shqipëri


OSBE/ODIHR ka caktuar ekipin dhe kryesinë e misionit vëzhgues të zgjedhjeve të 25 prillit në Shqipëri. Ambasadorja polake, Ursula Jozefa Gacek, do të jetë kreu i përzgjedhur nga OSBE-ja.

Këtë javë pritet të mbërrijë një mision paraprak i OSBE-së për të vlerësuar përgatitjet e bëra deri më tani. Në zgjedhjet që do të mbahen më 25 prill, OSBE/ODIHR mendohet të ketë rreth 240 vëzhgues në të gjithë vendin.

Ambasadorja Ursula Gacek, para pak kohësh, ishte një nga krerët e misionit të OSBE-së në zgjedhjet presidenciale të SHBA-ve. Pra, në letër, kemi të bëjmë me një emër me peshë në nivel ndërkombëtar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore