Lajme

Orban: Kemi nevojë për një Ukrainë sovrane, që Rusia të mos përbëjë kërcënim për Evropën


Kryeministri hungarez Viktor Orbán, deklaroi se është e nevojshme të sigurohet që Ukraina të mbetet një shtet sovran në mënyrë që Rusia të mos përbëjë një kërcënim për Evropën.

Lajmi u bë i ditur nga transmetuesi vendas “24.hu”, duke cituar deklaratën e tij.

Orban e tha këtë duke folur në kongresin e anëtarëve të Unionit Ndërkombëtar të Kristian Demokratëve (CDI), ku ai është nënkryetar.

Duke folur për situatën politike në Evropë, Orban tha për një sërë sfidash të njëkohshme – lufta në Ukrainë, kriza ekonomike, migrimi i paligjshëm dhe “përhapja e ideologjisë neo-marksiste perëndimore”.

Lidhur me luftën, Orban tha se Evropa është e bashkuar për atë që është qëllimi i saj dhe gjëja më e rëndësishme është që Rusia të mos përbëjë kërcënim për Evropën – “për të cilën ne kemi nevojë për një Ukrainë sovrane”.

Në të njëjtën kohë, ai vazhdoi të ankohej për sanksionet evropiane kundër Rusisë, duke theksuar se duhet të shmanget një recesion, dhe çmimet e larta të energjisë për shkak të luftës dhe sanksioneve të BE-së e bëjnë këtë detyrë të vështirë për vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore