Shqipëria

Operacioni “Restart”, prokuroria e Korçës: U arrestuan 19 persona dhe u sekuestruan 485 kg lëndë narkotike


Në Korçë, falë hetimeve gjashtë mujore nga Prokuroria dhe Policia janës sekuestruar 485,5 kg lëndë narkotike.

Që prej datës 7 nëntor 2021 deri në prill 2022 janë kryer shtatë operacione të quajtura “Restart”. Falë kësaj janë arrestuar 19 persona dhe sekuestruar një sërë provash materiale.

Konkretisht një armë sportive, katër automjete, një presë e cila shërbente për paketimin e lëndës narkotike, një peshore elektronike si dhe një armë zjarri automatike dhe një krehër me nëntë fishekë pa leje.

Si rrjedhojë e këtij operacioni është bërë e mundur të dokumentohet veprimtaria kriminale në fushën e shitjes së lëndëve narkotike për 31 persona të dyshuar, shumica prej të cilëve në më shumë se një rast.

Prokuroria bëri të ditur se për hetimin e këtyre procedimeve penale janë aplikuar metodat speciale të hetimit, përgjimet telefonike apo vëzhgimet ambientale.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore