Shqipëria

Finalizohet operacioni antidrogë ‘Restart’ në Korçë – shtatë të arrestuar


Shtatë të arrestuar dhe 252.4 kg lëndë narkotike janë sekuestruar nga Polica e Korçës pas finalizimit të operacionit antidrogë “Restart”.

Operacioni kishte startuar një muaj më parë, për goditjen e një grupi kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike në drejtim të shtetit grek.

Operacioni “Restart” u zhvillua nga Seksioni për Trafiqet e Paligjshme dhe Narkotikët në DVP Korçë, në bashkëpunim me SHÇBA dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë.

Ky është rasti i tretë i goditjes së tentativës për trafikim të narkotikëve, sekuestrimit edhe të 65 kilogramëve lëndë e dyshuar narkotike kanabis. Në pranga janë vënë edhe dy shtetas të tjerë.

Si rezultat i informacioneve të grumbulluara nga hetimet proaktive dhe punës së mirëorganizuar, ky është rasti i tretë i tentativës për trafikim të lëndëve narkotike në drejtim të shtetit grek.

Në flagrancë u arrestua pjesëtari tjetër i këtij grupi kriminal, konkretisht shtetasi S. K., 42 vjeç, banues në Korçë.

Shtetasi është kapur nga shërbimet e policisë në aksin rrugor Korçë-Kapshticë,​ me automjetin tip “Volvo”, gjatë kontrollit të të cilit iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 72 pako me peshë 65 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, sasi e cila do të trafikohej në drejtim të shtetit grek.

Gjithashtu, po në kuadër të këtij operacioni, u bë ndalimi për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, ngelur në tentativë, i shtetasit E. F., 32 vjeç, banues në Korçë, i dyshuar si i implikuar në ngjarjen e datës 06.11.2021, kur u arrestuan në flagrancë 4 shtetasit L. R; J. M; I. M. dhe A. Ç.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore