Shqipëria

Megaoperacion policor në Korçë, 12 të ndaluar dhe 373 kg kanabis të kapura në total


Faza e pestë e një megaoperacioni policor në Korçë është finalizuar me arrestimin e dy personave dhe sekuestrimin e 51.5 kilogramëve lëndë narkotike kanabis sativa.

Në tërësi, duke marrë parasysh edhe fazat e tjera të operacionit, janë arrestuar në total 12 shtetas dhe janë sekuestruar mbi 373 lëndë narkotike kanabis sativa.

Grupi kriminal operonte në drejtim të shtetit grek, ku edhe kryente veprimtarinë e jashtëligjshme.

Në pranga gjatë fazës së pestë, janë vënë shtetasit D.B., 33 vjeç dhe E.V., 30 vjeç. Të dy ishin mbanues në fshatin Mborje, teksa i pari ishte edhe nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Shërbimet e policisë, në bazë të informacioneve të  grumbulluara se shtetasit e mësipërm në bashkëpunim mes tyre, po transportonin një sasi droge, organizuan punën dhe bënë lokalizimin e mjetit tip “Mercedes Benz” me të cilin ata po udhëtonin, në aksin rrugor Korçë-Bilisht.

Drejtuesi i mjetit shtetasi E. V., sapo ka konstatuar se ishte nën ndjekjen e policisë, ka tentuar të largohet me shpejtësi duke goditur edhe mjetet e efektivëve, por u kap menjëherë dhe u neutralizua.

Materialet ndërkaq i kanë kaluar Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore