Shqipëria

Operacioni “Perimetri”/ Transportonin 14 emigrantë, arrestohen tre shtetas


Të martën e 14 shtatorit kanë rënë në prangat e policisë tre persona duke transportuar 14 emigrantë të paligjshëm. Ndërsa u shpallën në kërkim tre të tjerë.

Në vijim të operacionit “Perimetri”, gjatë kësaj dite u goditën tre raste të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Përkatësisht u arrestuan në flagrancë shtetasit S. R., 29 vjeç, T. M., 44 vjeç – të dy banues në Tiranë – dhe M. H., 26 vjeç, banues në Librazhd.

29-vjeçari në mjetin e tij tip “Benz”, po transportonte gjashtë emigrantë, ndërsa 44-vjeçari me mjetin tip “Renault”, katër emigrantë të tjerë.

Ndërkohë 26-vjeçari me mjetin tip “Volkswagen” po transportonte katër emigrantë të paligjshëm. Këta të fundit kundrejt shpërblimit 200 euro secilit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Nga ana tjetër dyshohet se të implikuar në këto ngjarje janë edhe shtetasit P. M., B. M. dhe N. Q. – të gjithë të shpallur në kërkim.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Korçë dhe Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore