Shqipëria

Operacioni “Perimetri”, pranga 35-vjeçarit pasi transportonte 21 emigrantë të paligjshëm


Në vijim të operacionit të koduar “Perimetri”, ka rënë në prangat e policisë 35-vjeçari që transportonte 21 emigrantë të paligjshëm – ndihmë për kalim drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Përkatësisht policia e Pogradecit ka arritur të arrestojë në flagrancë shtetasin E. Sh.. Ky i fundit po ndiqte itinerarin Pogradec-Qafë Thanë.

Në mjetin tip furgon të markës “Benz”, kishte fshehur emigrantët të cilët kundrejt një shpërblimi u ishte premtuar kalimi drejt Perëndimit.

Gjatë shoqërimit për në Komisariatin e Policisë, emigrantët e paligjshëm duke dashur të dilnin nga fugoni kanë hapur derën me forcë dhe kanë mundur të largohen duke u shpërndarë nëpër qytet.

Aktualisht, pas neutralizimit të tyre nga ana e policisë ata ndodhen në ambientet e Komisariatit për procedurat e mëtejshme.

Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore