Aplikacione

“OnlyFans” bllokon përkohësisht aktivitetin e profileve ruse


Platforma me pagesë “OnlyFans”, e cila fitoi popullaritet prej punonjësve të seksit, ka ndërprerë përkohësisht aktivitetin për përdoruesit rusë, në një afat të pacaktuar.

Me anë të një deklarate zyrtare të publikuar të premten e 22 prillit, “OnlyFans” bëri me dije se nuk do t’u ofrojë shërbim të gjithë përdoruesve nga Rusia, duke bllokuar aktivitetin e profileve ruse.

Deri tani, kjo platformë ka qenë aktive në Rusi, si në çdo shtet tjetër.

Kështu përdoruesit rusë kanë pasur qasje, duke publikuar materiale, dhe u shpërblyer për anëtarësimet në profilet e tyre, pavarësisht sanksioneve të tjera ekonomike të vendosura ndaj Rusisë që prej evazionit në Ukrainë.

Në fakt, në muajin shkurt, revista mujore “Rolling Stone”, raportoi se rusët, që punonin me “Only Fans”, nuk kishin më qasje në profilet e tyre. Diçka e tillë u bë pa paralajmërim, përcjell Albanian Post.

Russian OnlyFans models have their accounts restored after block | Metro News

Pak pas këtyre lajmeve, kompania deklaroi se problemi u zgjidh dhe se “profilet do të kenë funksion të plotë derisa të jenë në gjendje t’i paguajnë personat që postojnë materiale”.

Por, tashmë “OnlyFans” ka vendosur që të mos kryejë më pagesa drejt Rusisë.

“U përpoqëm të gjejmë opsione të ndryshme. Por, për shkak të luftës me Ukrainën dhe sanksioneve që ata kanë vendosur, nuk mund të kryejmë më pagesa”.

Pavarësisht kësaj deklarate, akoma nuk është e qartë se si ka arritur platforma t’i paguajë deri tani të gjithë personat rusë që ishin aktivë.

Masa të ngjashme janë marrë nga “YouTube”, “Google” dhe “Instagram”, duke i lënë të gjithë përdoruesit rusë, që përfitojnë të ardhura nga këto platforma, pa pagesa.

Marrë nga “The Verge”, përshtatur për Albanian Post!

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore