Lajme

OKB: Mbi 1500 civilë të vrarë në Ukrainë


Të paktën 1 mijë e 563 civilë janë vrarë që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, sipas Zyrës së Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut (OHCHR).

Agjencia e OKB-së ka regjistruar 3 mijë e 776 viktima civile në Ukrainë deri më tani: 1 mijë e 563 të vrarë dhe 2 mijë e 213 të plagosur, tha ajo në përditësimin e saj të fundit të postuar të mërkurën.

OCHCR-ja përsëriti besimin e saj se “shifrat aktuale janë dukshëm më të larta pasi marrja e informacionit nga disa lokacione ku kanë vazhduar armiqësitë intensive është vonuar dhe shumë raporte janë ende në pritje të vërtetimit”.

Sakaq zyra renditi Mariupol-in dhe Volnovakha (rajoni i Donetsk-ut), Izium (rajoni Kharkiv), Popasna (rajoni i Luhansk-ut) dhe Borodianka (rajoni i Kievit) si shembuj të vendeve ku ka pasur “pretendime për viktima të shumta civile”.

Të martën, zëdhënësja e OHCHR-së, Liz Throssell foli për dënimin e OKB-së të imazheve që u shfaqën fundjavën e kaluar të trupave civilë të shpërndarë nëpër qytetin e Bucha-s, duke thënë se ato treguan “të gjitha shenjat” se civilët “u shënjestruan drejtpërdrejt dhe u vranë drejtpërdrejt”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore