Lajme

OKB-ja është e gatshme të evakuojë civilët nga Mariupol-i, thotë Guterres


Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres deklaroi se udhëheqja e Ukrainës dhe Rusisë kanë rënë dakord të organizojnë evakuimin e civilëve nga Mariupol-i.

Kjo, përmes organizatave ndërkombëtare, duke përfshirë Kombet e Bashkuara dhe Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq.

Lajmin e bëri të ditur zyra e shtypit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Gjatë vizitës sime në Moskë, presidenti Putin në përgjithësi ra dakord të përfshijë Kombet e Bashkuara dhe Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në evakuimin e civilëve nga Azovstal. Sot, zoti Zelensky dhe unë patëm mundësinë të diskutonim këtë çështje, po zhvillohen diskutime intensive për ta bërë këtë propozim realitet”, theksoi shefi i OKB-së.

Në të njëjtën kohë, Zelensky theksoi se pavarësisht gatishmërisë së pretenduar të Putin-it për të lehtësuar rrugën e evakuimit të civilëve nga Mariupol, forcat ruse vazhduan të bombardojnë uzinën Azovstal, ku fshihen banorët paqësorë të Mariupol-it.

Presidenti ukrainas shtoi se bombardimet e forcave ruse vazhduan edhe kur sekretari Guterres zhvilloi bisedime me Putin-in në Moskë më 26 prill.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore