Kosova

Oferta e Kurtit për zgjedhje, Tahiri: Ia dhe vetes “puthjen e Judës”


Edita Tahiri

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, duke komentuar ofertën e kryeministrit Albin Kurti, për zgjedhje të parakohshme parlamentare, ka thënë se pas shumë dështimesh e mashtrimesh, ai ia dha vetes “puthjen e Judah (Juda Iskarioti ishte një nga dymbëdhjetë dishepujt fillestarë të Jezusit, i cili e tradhtoi atë)”.

Këto komente, Tahiri i bëri përmes një postimi në Facebook, pasi që të enjten kryeministri Kurti u tregua i gatshëm që t’ua jap votat e subjektit të tij politik opozitës për të rrëzuar qeverinë që ai drejton, rrjedhimisht shkuarja në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare.

“Me dështime, mashtrime, duke prishur marrëdhëniet me Amerikën e duke krijuar psikozë të rrejshme të luftës ia dhe vetes ‘puthjen e Judah’ – Kurti ia dha opozitës votat për ta vet-rrëzuar qeverinë, që hap rrugën e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë”.

Kurti i bën ofertë gjeneroze opozitës: Do t’ua bëj votat nëse dëshirojnë zgjedhje – pa problem

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore