Lajme

Nuk përfshihet Tajvani në itinerarin e Pelosit, thotë Bloomberg


Udhëtimi i kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, Nancy Pelosi drejt Azisë do të përfshijë ndalesa në Japoni, Indonezi dhe Singapor.

Vizita e mundshme e Pelosi-t drejt Tajvan-it, e cila ka përkeqësuar tensionet SHBA-Kinë, mbetet jashtë itinerarit zyrtar.

Lajmi u bë i ditur nga kompania amerikane “Bloomberg”, duke cituar një person të njohur me këtë çështje.

Malajzia është një tjetër ndalesë e mundshme, sipas burimit, i cili kërkoi anonimitetin për të diskutuar planet e mbajtura nga afër.

Pelosi ka refuzuar të diskutojë itinerarin e saj të udhëtimit në fillim të muajit gusht.

Kjo, duke përmendur shqetësimet e sigurisë, dhe nuk ka pasur asnjë njoftim zyrtar se ajo planifikon një udhëtim jashtë shtetit.

Paralajmërimi i Kinës

Kina ka paralajmëruar për “pasoja të rënda” nëse Pelosi do të vazhdonte me vizitën e saj.

Në radhën e presidencës, ajo do të ishte politikania më e lartë amerikane që do të udhëtonte në ishull që nga viti 1997.

Pekini zyrtar nuk e ka përjashtuar përdorimin e mundshëm të forcës për ta bërë Tajvan-in pjesë të saj pasi e sheh si një provincë të shkëputur.

Javën e kaluar, presidenti amerikan Joe Biden u tha gazetarëve se “ushtria mendon se kjo (vizita) nuk është një ide e mirë”.

Por, Shtëpia e Bardhë e ka quajtur retorikën kineze kundër çdo udhëtimi të tillë “qartësisht të padobishme dhe jo të nevojshme”.

Departamenti i Shtetit thotë se Pelosi nuk ka njoftuar ndonjë udhëtim dhe qasja e SHBA-ve ndaj Tajvan-it mbetet e pandryshuar.

Ndërsa SHBA-të ruajnë atë që quhet “marrëdhënie e fortë, jozyrtare” me Tajvanin, ajo ka lidhje zyrtare diplomatike me Kinën dhe jo me Tajvanin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore