Lajme

Nuk kalon mocioni për shkarkimin e Bordit të ZRRE-së


Kuvendi i Kosovës.

Mocioni i Lidhjes Demokratike të Kosovës për shkarkimin e Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë nuk ka kaluar.

Mocioni ka marrë 22 vota për, 53 kundër dhe asnjë abstenim.

Në seancën e Kuvendit të Kosovës, është kërkuar shkarkimi i bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë kjo pasi konsiderojnë se nuk kanë arritur t’i plotësojnë objektivat dhe të mbrohen interesat e qytetarëve.

Sipas shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, në rast se një gjë e tillë ka ndodhur do të duhej të merrej Prokuroria.

“Mosrealizimi e detyra dhe përgjegjësive sipas bordit të ZRRE-së, dështimin në realizimin e tyre dhe kanë shtuar se ky bord ka bërë shkelje të detyrave fiduciare duke vendosur Kuvendin e Kosovës në lajthitje duke ofruar dokumente të ndryshme nga njëra anë dhe duke ofruar vendim të ndryshëm nga aj që është hedhur në diskutim publik nga ana tjetër”.

Shefja e grupit parlamentar nga LVV-ja, Mimoza Kusari-Lila.

Shefja e grupit parlamentar nga LVV-ja, Mimoza Kusari-Lila.

“Sipas këtij grupi parlamentar përbën shkelje të kodit penal, situatë në të cilën Kuvendi i Kosovës nuk do të duhej ta trajtonte, por do të duhet ta trajtonte Prokuroria e Kosovës”, ka thënë Kusari-Lila.

Por sipas deputetit të PDK-së, Ferat Shala, kërkesa për shkarkimin e bordit është e ligjshme dhe e moralshme.

“Fushata e rrejshme e gjendjes ne sektorin energjetik, manipulimi me shifra, pasqyrimi vetëm i importeve dhe fshehja e eksporteve, raporti politik pa u konsultuar me parlamentin, marrja e vendimit final për rritje të energjisë”.

Madje, Shala ka pritshmëri që bordi të dorëhiqet vetë.

Pasojat e këtyre vendimeve kanë bartur një kosto të lartë financiare. Këto mjaftojnë që ky bord vetë të dorëheqje e jo ne të bëjmë kërkesa për shkarkimin e tij. Këto janë fakte të mjaftueshme për ta shkarkuar sot ketë bord dhe për ta zgjedhur një bord të ri të pavarur”, ka thënë ai.

Ngjashëm si Shala, u shpreh edhe deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj.

“Ka dy vendime gjyqësore për këtë çështje. Ky bord të shkarkohet dhe të emërohet një bord profesional i pavarur nga politika”, ka thënë ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore