Lajme

Nuk gjenden prova të përplasjes nga marina të varkës së fundosur në Liban


Mbi fundosjen vdekjeprurëse të një varke që transportonte emigrantë jashtë Libanit në prill, një hetim ka zbuluar se rrënojat e varkës ishin të paprekura.

Ky përfundim i nxjerrë kundërshton pretendimet e anëtarëve të familjes së viktimave se anija ishte përplasur qëllimisht nga marina libaneze.

Po ashtu ka vendosur ekipin hetimor australian në qendër të një polemike të vazhdueshme se kush ishte fajtori.

Përafërsisht 40 persona besohet se kanë vdekur në incidentin e 23 prillit, i cili ndodhi në brigjet e Tripolit, në veri të Libanit.akuzojnë

OJQ-ja australiane AusRelief është kritikuar rëndë, me familjet që thonë se ekipi u largua nga Libani pa përfunduar misionin.

Ata gjithashtu Forcat e Armatosura libaneze për pengim të drejtësisë për të mos ndarë me ta imazhet me rezolucion të lartë të rrënojave.

Fotot e marra nga nëndetësja duket se tregojnë një anije të paprekur, duke mbështetur gjetjet e raportit.

Sipas këtij të fundit, dëmtime kishte vetëm në rulin e harkut të ankorimit, kështu që bashkimi i zinxhirit të ankorimit ishte shkëputur.

“Dëmtimi i linjës së ankorimit tregon se ajo varkë u përfshi në një përplasje, por nuk ishte një varkë më e madhe që e shkaktoi dëmin”, ka thënë drejtori i misionit të AusRelief.

Nga ana tjetër, raporti ka ravijëzuar se trupat e gjetur – të cilët përfshijnë një grua që duket se po përpiqej të dilte nga dritarja me foshnjën e saj – ishin në rrezik shpërbërjeje nëse misioni përpiqej t’i lëvizte.

Ndërkohë, avokati që përfaqëson disa nga familjet e viktimave, Mohamad Fadi Sablouh, ka thënë se raporti nuk përmbante asgjë të re dhe se kishte të njëjtat “foto me cilësi të keqe” që ishin bërë nga nëndetësja.

“Ata thanë se do t’u jepnin familjeve një video dhe ne nuk pamë asnjë video”, ka treguar Sablouh, duke këmbëngulur se nëndetësja mund të merrte imazhe me rezolucion 4k, të cilat duhej të ishin dhënë.

Marrë nga “Aljazeera”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore