Sport

Norvegjia në majën e Olimpit të ‘Pekin 2022’, Gjermania dhe Kina mbyllin podiumin


Me ceremoninë mbyllëse, kanë përfunduar edhe zyrtarisht Lojërat Olimpike Dimërorë ‘Pekin 2022’.

Në këtë olimpiadë, kishim të pranishëm plot tri sportistë nga Kosova dhe Shqipëria, por asnjëri nga ta nuk ia doli që të jetë në luftë për medalje.

Megjithatë, skitari nga Kosova arriti një rezultat shumë të mirë, duke përfunduar në vendin e 15-të gjatë garës së tij në kombinim alpin.

Sikur çdo olimpiadë, edhe kjo kishte fituesit e saj,  por edhe humbësit.

Shteti i cili doli me kokën në qiell pas këtij turneu, ishte pikërisht Norvegjia – e cila njihet në aftësitë e tyre në sportet dimërore.

Shteti nordik fitoi më shumë medalje se të gjithë, por në sy bien të artat e fituara.

Norvegjia përfundoi në majën e listës së medaljeve në këtë olimpiade, me plot 37 të tilla – nga të cilat 16 ishin të arta, tetë të argjendta dhe 13 të bronzta.

Nga numri i medaljeve, pas tyre vjen Rusia, por jo në vendin e dytë.

Rusia që përfaqësohet si ‘Komiteti Olimpik i Rusisë’ për shkak të dënimit të marrë disa vite më parë për shkak të keqpërdorimit me Doping, në këtë Olimpiadë morri plot 32 medalje.

Megjithatë, ata përfunduan vetëm në vendin e nëntë, sepse nga 32 medaljet, vetëm gjashtë ishin të arta, 12 i kishin të argjendta dhe 14 të bronzta.

Pas Norvegjisë në vendin e dytë erdhi Gjermania.

Panzerët kishin 12 të arta, dhjetë të argjendta dhe pesë të broznta, me totalin plot 27.

Kina e mbylli podiumin me 15 medalje, nga të cilat nëntë të arta, katër të argjendta dhe dy të broznta.

Klasifikimi i Olimpiadës Beijing 2022, vijon si më poshtë:

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore