Sport

Një video e Tyson-it si 19-vjeçar mahnit fansat e boksit


Adhuruesve të boksit iu kujtua fuqia dhe aftësia e boksierit të famshëm, Mike Tyson-it në moshë të re, pasi disa pamje të boksierit nga rinia u shfaqën në rrjetet sociale.

Tyson bëri debutimin e tij profesional si 18-vjeçar, dhe dy vjet më vonë ishte kampion i botës në peshën e rëndë.

Ai mbetet boksieri më i ri ndonjëherë që ka fituar një titull botëror në atë kategori dhe videoja që u shfaq në rrjetet sociale tregon punën që e ndihmoi atë të arrinte atë nivel në një moshë kaq të re.

Videoja prej 60 sekondash tregon Tyson-in duke ushtruar me një trajner në moshën 19-vjeçare.

Fuqia dhe intensiteti që adoleshenti ishte në gjendje të prodhonte, madje dukej se e nervozonte trajnerin, pasi në disa raste ai i shmangej goditjeve me grushte.

Sigurisht, fansat u mahnitën nga aftësia dhe fuqia që ‘Iron Mike’ ishte në gjendje të prodhonte në një moshë kaq të re.

“PolitiksCommon” deklaroi: “Mike Tyson në kulmin e tij ishte luftëtari më i madh i të gjitha kohërave.”

“Nuk mund ta imagjinoj se sa do të ishte e dhimbshme goditja e Majk”, tha pmurtha88.

Shumë tifozë gjithashtu vënë në dukje se si edhe vetë trajneri i Tyson-it dukej i paaftë për të përballuar fuqinë e tij gjatë stërvitjes.

Kujtojmë që karriera e Mike Tyson zgjati për më shumë se 15 vjet, derisa humbja ndaj boksierit Kevin McBride në vitin 2005 e çoi në pensionimin e tij.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore