Lajme

Një varkë me emigrantë u fundos pranë Ishujve Kanarie: Të paktën dy persona humbën jetën, 37 të zhdukur


Të paktën dy persona kanë vdekur dhe 37 të tjerë janë zhdukur pasi një varkë me emigrantë të padeklaruar u mbyt në ujërat e Detit Mesdhe midis Saharasë Perëndimore dhe Ishujve Kanarie.

Lajmi u bë i ditur nga transmetuesi “Al Jazeera”.

Mbytja e anijes ndodhi 40 milje nga Sahara Perëndimore dhe 80 milje nga Gran Canaria, raporton “Al Jazeera”.

Duke cituar burime nga Roja Bregdetare e Ishujve Kanarie dhe autoritetet marokene, mediat spanjolle raportojnë se ekipet e shpëtimit kanë shpëtuar 24 persona nga anija e fundosur, kanë nxjerrë dy trupa dhe janë duke kërkuar për të paktën 37 të tjerë të zhdukur.

Shërbimet nga Maroku dhe Ishujt Kanarie u përfshinë në operacionin e kërkim-shpëtimit.

Përfaqësuesit e organizatës joqeveritare “Caminando Fronteras” njoftuan se kanë informuar rojet bregdetare spanjolle dhe marokene për fundosjen e anijes mbrëmë.

Një organizatë joqeveritare spanjolle pretendon se edhe të zhdukurit supozohen të vdekur dhe se në këtë tragjedi kanë humbur jetën gjithsej 39 emigrantë, përfshirë katër gra dhe një foshnjë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore