Lajme

Një tjetër sulm vdekjeprurës në Ukrainën Lindore


Rreth 20 persona u vranë kur një autokolonë civile u granatua nga trupat ruse në rajonin verilindor të Kharkiv të Ukrainës.

Kështu njoftoi një zyrtar i lartë lokal, duke cituar informacione paraprak.

Oleh Synehubov thotë se sulmi ndodhi në qytetin Kupiansk, afër kufirit rus. Ai nuk ka specifikuar se kur ka ndodhur saktësisht.

“Okupatorët sulmuan civilët që u përpoqën të shpëtonin nga granatimet. Kjo është mizori që nuk ka asnjë justifikim”, ka shkruar Synehubov në një postim në rrjetet sociale.

Sulmi i raportuar nuk është verifikuar ende zyrtarisht.

Të premten, 30 njerëz vdiqën kur raketat ruse goditën një autokolonë civile në rajonin jugor të Zaporizhzhia, thanë zyrtarët lokalë.

Rusia fajësoi Ukrainën për atë sulm.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore